Plani i Bankers për mjedisin! Rehabilitohet mjedisi, mbetjet hidrokarbure trajtohen në fabrikat e çimentos

03/04/2023 15:27

Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, ka nisur trajtimin e mbetjeve hidrokarbure si pjesë e planit të saj ambicioz për mjedisin.

Z.Hong Ping Xiao, Drejtor i Operacioneve i Bankers thotë se ndër vite kompania ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë vetëm në rehabilitimin mjedisor të Patos-Marinzës, por sot sfida më e rëndësishme është trajtimi përfundimtar i mbetjeve të naftës dhe eliminimi i gropave ekologjike.

 “Ne jemi shumë krenarë që kemi nisur trajtimin e mbetjeve hidrokabure me ANTEA-n. Ne kemi investuar më shumë se 3 Milionë dollarë këtë vit, por në vitet e ardhshme ne do të investojmë më shumë në këtë project”

Kompania po bashkëpunon tashmë me një nga prodhuesit më të mëdhenj të çimentos në vend, Antea Cement për trajtimin e mbetjeve hidrokabure. Çdo ditë, kamionët e mbyllur hermetikisht dhe të certifikuar, transportojnë mbetjet në fabrikën e Antea-s.

Djegia e mbetjeve të rrezikshme në furrat e çimentos, konsiderohet një metodë e sigurt dhe më e mira e disponueshme. I gjithë ky proces siguron që të mos ketë ndotje dytësore dhe kjo ishte arsyeja kryesore e cila çoi në nisjen e bashkëpunimit të Bankers me Antea Cement.

Por kompania nuk do ndalet me kaq. Gjatë këtij viti, Bankers planifikon të ndërtojë në fushën e Patos-Marinzes njësine trajtuese të mbetjeve të naftës, çka përbën dhe risi për industrinë e naftës në vend. Vetëm në projektin mjedisor do të investohen mbi 7 Milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA