Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë dhe si pasojë dy persona janë plagosur rreth orës 16:50.
Automjeti tip “Ford” me drejtues R. L., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues L. B.
Për pasojë janë dëmtuar L. B., rreth 60 vjeçe dhe B. Xh., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në automjetin tip “Toyota”, të cilat u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2023, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. L., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. B. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset L. B., rreth 60 vjeçe dhe B. Xh., 27 vjeç, banuese në Tiranë, pasagjere në automjetin tip “Toyota”, të cilat u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e mjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel