Pas mposhtjes në balotazhin e së dielës, presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç humbi kështu pushtetin 32 vjet pasi u emërua për herë të parë Kryeministër shkurtin e vitit 1991.
Lideri më jetëgjatë në post i Europës i humbi zgjedhjet presidenciale me një diferencë mjaft të madhe ndaj 36-vjeçarit Jakov Milatovic., që është praktikisht në rishtar në politikë. Në raundin e dytë, rezultatet paraprake e vendosën Milatoviç në krye me 60.1 përqind të votave të numëruara ndërsa Gjukanoviç fitoi 39.9 përqind. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte70.7 përqind, më e lartë se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, kur Gjukanoviç fitoi mandatin e tij të dytë si President. Ky i fundit e pranoi humbjen dhe i uroi rivalit të tij suksese.
“Mali i Zi zgjodhi dhe unë e respektoj atë zgjedhje. Uroj që Milatovic të jetë i sukssesshëm si president, sepse kjo do të thotë që Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm.“- u shpreh Gjukanoviç.
Në kampin tjetër, fitorja u festua me shampanjë.
“Së bashku me qytetarët e Malit të Zi I dhamë lamtumirën krimit dhe korrupsionit. Kjo ishte nata që kemi pritur të gjithë për 30 vjet.“- u shpreh Jakov Milatovic.
Me humbjen e zgjedhjeve presidenciale nga Gjukanoviç merr fund një epokë në Malin e Zi, në të cilën presidenti aktual ka përcaktuar në masë të madhe politikën e shtetit të vogël ballkanas. Në 2006-tën, ai siguroi pavarësinë e Malit të Zi dhe në vitin 2017 ia doli ta anëtarësonte vendin në NATO.
Pavarësisht këtyre arritjeve, Gjukanoviç dhe partia e tij e socialistëve, DPS janë akuzuar gjithmonë për korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar, por ata i kanë hedhur poshtë akuzat. Milatoviç nga ana tjeter e ka vendosur luftën kundër kurrupsionit në fokus të programit të tij dhe ka premtuar një standard më të lartë jetese për qytetarët malazezë. Ai është zotuar ta cojë malin e Zi në BE brenda 5 vitesh, por nga ana tjetër kërkon të forcojë marrëdhëniet edhe me Serbinë fqinjë.
Top Channel