Me ndeshjen Tirana-Erzeni, luajtur në “Elbasan Arena” të boshatisur, është mbyllur java e 27-të të Abissnet Superiores, e cila përkon përfundimin e fazës së tretë të kampionatit.
Florent Hasani zhbllokoi sfidën me kokë në minutën e 48-të. Erzeni reagoi dhe riktheu baraspeshën falë golit të Enck (72’). Braziliani kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol të bukur me kokë.
Festa shijakase zgjati fare pak, pasi Hasani riktheu bardheblutë e Orges Shehit sërish në avantazh (75’). 26-vjeçari nga Vushtrria gjeti edhe golin e tretë personal në minutën e 89-të.
Tani Florent Hasani kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve në Superiore me 14 gola. Ndërkohë më herët në Kamëz u luajt ndeshja mes Kastriotit dhe Laçit.
Mihana kaloi në avantazh Kastriotin në minutën e 47-të, por Guindo barazoi gjithçka. Sulme dhe kundërsulme u panë në minutat e fundit por ishin vendasit tentuan që bën mrekullinë me golin në minutat shtesë.
Spartak Ajazi shënoi në minutat shtesë, duke sjellë festën dhe shpresën e madhe tek krutanët.
Top Channel