Të martën në mbrëmje, Juventus pret në Allianz Stadium, Interin një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Para sfidës së parë, në konferencën për shtyp, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri theksoi se skuadra e tij është mësuar duke luajtur çdo tre ditë ndërsa shtoi se përballë është një skuadër të cilën ai e vlerëson për aspektin sulmues.
“Na pret një ndeshje kundër një skuadre të fortë që vjen pas disa humbjeve dhe do t’i duhet të reagojë. Jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë dhe duhet të vazhdojmë në këtë kompeticion për të mbushur ditët edhe në muajin maj, duhet të qëndrojmë në Kupë, Kampionat dhe Europa League.
E vërtetë se kemi një bilanc pozitiv me Inter duke fituar dy përballjet e këtij sezoni. Inter ka një organikë të fortë në sulm. Duhet të shkojmë në finale dhe na duhet ekuilibër sepse unë e urrej entuziazmin e tepërt”, u shpreh Allegri.
Top Channel