Foto Ilustruese

Në Fier janë arrestuar 2 persona dhe 4 janë në ndjekje penale pasi ushtruan dhunë fizike.

– Kështu 31 vjeçari E. S., banues në Ballsh, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

– Po ashtu një 53 vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij por V. G., banues në Belinë, Patos, është në procedim penal në gjendje të lirë.

– 42 vjeçari S. B., banues në Divjakë, është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

– 36 vjeçari A. R., dh 27 vjeçari M. X., banues në Roskovec janë në ndjekje penale pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një tjetër person.

– Gjithashtu 55 vjeçari A. J., banues në Greshicë, Mallakastër, është në ndjekje penale pasi dyshohet se ka kanosur me mjete të forta një person.

Po ashtu në Fier është arrestuar një 24 vjeçar. D. S., (H), në lagjen “Apollonia”, ka vjedhur xhupin dhe një shumë parash dikujt tjetër.

Në serkorin e qarkullimit rrugor u arrestua 27 vjecari O. J., banues në Lushnjë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues P. Sh. dhe me automjetin tip “Benz” me drejtues T. B., dhe për pasojë është dëmtuar P. Sh., dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesë.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA