Diaspora shqiptare “mblidhet” në Hagë: Krerëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi!

03/04/2023 12:05

Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Hagë për të mbështetur ish krerët e UÇK-së, e për të kërkuar drejtësi për ta.

Kjo është edhe motoja e protestës paqësore të tyre: “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”. Milaim Gashi ka udhëtuar drejt qytetit holandez nga Freiburgu i Gjermanisë për të ngritur zërin ndaj asaj që e konsideron një padrejtësi të madhe.

Ne jemi këtu me shpall pakënaqësi ndaj gjykatës se Hagës, është një padrejtësi e madhe që po u bëhet krerëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…Do të solidarizohemi deri në fund.“- shprehet Milaim Gashi.

Një ditë më parë, mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”, të organizuar në Prishtinë, në përkrahje të ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë.

Vajza dëshmorit Fatmir Fazlia, Flaka, tha aty se UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe nuk “është organizatë kriminale, por organizatë çlirimtare”.  Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u shpreh nga ana tjetër siç u shpallën të pafajshëm Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nga Tribunali i Hagës, të pafajshëm do të shpallen edhe ata që sot po gjykohen në Hagë. Mijëra qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës u mblodhën për të marshuar në kryeqytet në mënyrë të organizuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA