Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore 05/04 23:29
Atletico e Madridit merr fitore ne katërt radhazi në LaLiga dhe vazhdon t’i bëjë presion Realit për vendin e dytë.
Në sfidën e parafundit të elitës së futbollit spanjoll, “Los Colchoeros” triumfuan me rezultat minimal ndaj Betisit, që konsiderohej rival i drejtpërdrejtë për zonën Champions.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Correa katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Një finalizim me shumë peshë, që erdhi atëherë kur u mendua se takimi po shkonte drejt barazimit.
Top Channel