Krahas sjelljes së shoferëve në rrugë, shpeshherë shkaktar të aksidenteve bëhen edhe këmbësorët sjelljet e të cilëve jo në pak pak raste kanë përgjakur rrugët e vendit.

Mosrespektimi i sinjalistikës apo i vendkalimeve të dedikuara për ta janë disa prej shkeljeve më flagrante.

Eksperti i aksidenteve Artur Sulce i sheh sjellje të tilla si pasojë e edukatës të dobët që shoqëria jonë ka për sigurinë rrugore.

“Duhet të kuptojmë që një këmbësor nuk ka bërë ndonjë kurs për të kuptuar rregullat e qarkullimit rrugor. Në shkollë jo, ai që s’ka makinë është akoma më keq se ai di që është rruga e tij, kurse një drejtues automjeti e ka bërë një kurs, e lexon sinjalistikën ose e thënë ndryshe lexon kodin rrugor përmes sinjalistikës dhe sjellja e tij duhet të jetë në përputhje me të. Parë në këtë këndvështrim një këmbësor që nuk ka bërë një kurs, nuk di ta lexojë kodin rrugor në rrugë që është sinjalistika, ai do të jetë gjithmonë problematik“, u shpreh eksperti.

Një ditë më parë një këmbësor humbi jetën teksa përpiqej të kalonte rrugën duke kaluar midis barrierave ndarëse të korsive dhe u përplas nga makinë në zonën e Astirit.

“Duke marr shkas nga aksidenti i djeshëm në Astir,duhet të kuptojmë një element të thjeshtë. rruga pati një vlerë të konsiderueshme dhe shikojmë shumë pak nënkalime dhe mbikalime pra kalime të sigurta për këmbësorët. duke ditur që edukata e sigurisë rrugore është shumë e dobët në vendin tonë nga përdoruesit e rrugës atëherë filozofia projektuese duhet të ishte avangardë që ata ti detyronte te kalonin vetëm në vende të sigurta. Pra konstatojë që aty është një gërshetim midis mungesës së kulturës së sigurisë rrugore të përdoruesit të dobët të rrugës dhe një projektimi shumë të dobët të infrastrukturës rrugore”, shtoi më tej eksperti.

Sipas institutit të statistikave gjatë dy muajve të parë të vitit ka pasur 172 aksidente rrugore. në 19.2% të rasteve këto aksidente rrugore kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA