Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në Pishkash të Prrenjasit mëngjesin e kësaj të hëne.
Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, 55-vjeçari Arjan Yze, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën ai dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Majlinda Yze, rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Top Channel