Nga 5 deri më 9 prill në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës do të organizohet Kampionati Individual Evropian për U21 në Pingpong për 56 lojtarët më të mirë të Evropës për këtë kategori.
Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitet në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Kështu që Fatih Karabaxhaku është kualifikuar direkt bazuar në pikën e tij.
Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte dhe në çifte të përziera me lojtaren Martine TOFTAKER nga Norvegjia.
Të martën Fatihu së bashku me trajnerin e tij, Dardan Imami, do të udhëtojnë për të marrë pjesë në këtë kampionat me orar mjaft të ngjeshur të ndeshjeve.
Fatihu është duke u përgatitur për këtë aktivitet që nga janari me trajnerin e tij.
Top Channel