Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet në Malin e Zi, ku deri më tani kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Jakov Milatoviç.
Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 % të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 % të tyre, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç 39,8 %.
Sipas të dhënave, pjesëmarrja në qendrat e votimit ishte 70.6 për qind.
Qendra për Tranzicion Demokratik njoftoi, sipas 76,3 % të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.
Kush është Jakov Milatoviç:
Jakov Milatoviç, fituesi i zgjedhjeve me shumicë votash në Malin e Zi, është një ekonomist malazez, i cili shërbeu si ministër i ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik.
Milatoviç studimet universitare në fushën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA, një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës si anëtar i Qeverisë së Austrisë dhe një vit akademik në Universiteti Sapienza i Romës si anëtar i BE-së.
Diplomën e tij master në ekonomi e përfundoi në Universitetin e Oksfordit. Karriera e tij në fushën e ekonomisë është shumë e pasur, pasi ka punuar për shumë biznese bankare.
Në vitin 2019 ai u promovua në ekonomist kryesor për vendet e BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe u bazua në zyrën e Bankës në Bukuresht.
Milatoviç shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Kabinetin e Krivokapiçit nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022.
Gjatë mandatit të tij, Milatoviç dhe ministri i financave Milojko Spajiç prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa Tani”.
Në vitin 2022, Milatoviç dhe Spajiç themeluan partinë politike “Evropa Tan”i, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022.
Milatoviç kryesoi listën zgjedhore të organizatave në Podgoricë si kandidat i saj për kryetar komune.
Lexo edhe: Gjukanoviç mesazh Serbisë: Do të duhet të ndryshoni qëndrimin ndaj fqinjëve tuaj
Top Channel