U rikthye të fitonte pas dy vitesh, Joshua bën sherr në ring dhe sfidon Furyn

02/04/2023 09:28

Anthony Joshua u rikthye të fitojë një ndeshje boksi në peshat e rënda pas dy vitesh teksa mposhti Jermaine Franklin.

Ndeshja u vendos nga një vendim unanim i gjyqtarëve në favor të Joshua, i cili nuk mundi të fitonte me Knock Out edhe pse tentoi deri në raundin e fundit.

Madje, në fund u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy boksierët me Joshuan që kërkoi ta vazhdonte sfidën edhe përtej kohës së lejuar në ring. Ndërkohë, Joshua foli pas fitores dhe u shpreh i lumtur për fitoren teksa i hapi sfidë Tyson Furyt.

“I vlerësoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në këtë duel, për mua ishte një fitore shumë e rëndësishme. Franklin është një boksier i mirë dhe e respektoj. Duhej të kisha fituar me K.O, por tashmë mendoj për ndeshjen e radhës. Unë e di mirë se çfarë duan fansat për ndeshjen e radhës, ata duan Tyson Furyn dhe tani topi është në fushën e tij. Do të isha i nderuar të luftoja për titull, le të ndeshemi sepse nuk mosha nuk ecën në favorin tonë”, u shpreh Joshua./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA