Një 31 vjeçar është në procedim penal pasi tentoi të fustë 17 550 euro të padeklaruara, në vendin tonë.
Policia gjeti në çantën e E. H., paratë të cilat po i kalonte në Rinas. 31 vjeçari, banues në Librazhd, është në ndjekje për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Rinas/Kontrolle të intensifikuara përgjatë fundjavës, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi. Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve, përgjatë fundjavës. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel