22/12 22:33
Tjetër humbje për PSG-në në Ligue 1, që tregon gjendjen aspak të mirë që po kalojnë gjigantët francezë të drejtuar nga Gatlier.
Pas humbjes 0-2 në “Parc des Princes” kundër Rennes, Messi e Mbappe me shokë dështuan të merrnin pikë në të njëjtin stadium edhe përballë Lyonit, që drejtohet pikërisht nga ish-trajneri i PSG-së, Laurent Blanc.
Në pjesën e parë, duhet theksuar se Lyoni humbi një 11-metërsh, që u ekzekutua nga Lacazette, i cili u ndal nga shtylla.
Parisi edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e parë në kuotë ne 66 pikëve, por tashmë diferenca me Lensin e vendit të dytë është ngushtuar në vetëm 6 pikë.
Top Channel