Çështja “Negreira” vazhdon ta “përndjekë” Barcelonën në javët e fundit, por lajmi tjetër “i madh”, ku janë fokusuar tifozët e Barçës, është kthimi i mundshëm i Lionel Messit.
Interesimi i treguar këtë javë nga vetë bordi i drejtorëve të Barçës dhe madje edhe nga trajneri Xavi Hernández, ka shtuar zërat për një rikthim në verë të Leos në atë që ishte shtëpia e tij për kaq shumë vite.
Një tjetër emër me peshë, që nuk ka hezituar të komentojë fjalët e Rafael Yustes, zëvendëspresident i Barcelona, është Gerard Pique në një intervistë për gazetarin spanjoll, Gerard Romero.
“E njoh Rafa Yusten, është një person shumë i mirë dhe gjithmonë do t’ju tregojë atë që dëshironi të dëgjoni. Ai është një person i mrekullueshëm dhe do të zgjedhë fjalët e duhura për të thënë atë që ju pëlqen të dëgjoni”, tha ish-lojtari i Barçës.
Pique pranoi se rikthimi i Lionel Messit te Barça do të ishte diçka “e pabesueshme”.
“Do të ishte e pabesueshme nëse Leo do të kthehej, por vjen një moment nxitja e negociatave mund të jetë edhe kundërproduktive. Unë do ta lija situatën të rrjedhë vetë, të jetë e natyrshme,” sqaroi ai.
“Një operacion në botën e futbollit mund të kryhet për aq kohë sa duan të dyja palët,” përfundoi Pique.
Top Channel