Pas disfatës 4-1 ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium”, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp deklaroi se në pjesën e parë ishin mirë.
Duke folur për mediet pas këtij takimi zhgënjyes, tekniku theksoi se gjithçka ndryshoi pas pësimit të dy golave të shpejtë ne fraksionin e dytë, moment që sipas tij e çorientoi skuadrën.
“E nisëm mirë, realizuam një gol të bukur, por në pjesën e dytë gjithçka shkoi keq. Pas pësimit të dy golave të shpejtë në pjesën e dytë, City mori të gjithë kontrollin e sfidës dhe posedimin e topit. Është totalisht e papranueshme, për të qenë i sinqertë. Pas këtij momenti u hapëm shumë dhe ata mund të bënin çfarë të donin. Më pas ata shënuan vetëm një gol tjetër dhe kjo është gjë e mirë të paktën. Në fund, ne patëm disa momente reagimi, por në përgjithësi është e papranueshme. Vetëm pas tre ditëve ne do të luajmë përsëri kundër një ekipi tjetër të fortë. Nesër është një ditë e madhe për ne sepse duhet të punojmë me atë që pamë sot, pasi është diçka që po e shohim shpesh kohët e fundit.”-deklaroi Klopp
Top Channel