24/12 17:20
28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje.
Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.
Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.
Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.
Top Channel