Gdhendja e lashtë iraniane me vlerë 30mln, kapen në aeroportin britanik (fotot)

01/04/2023 17:30
Kuratori britanik John Simpson: “Ne nuk kishim parë diçka të nxjerrë nga shkëmbi i gjallë. Është një nivel brutalizmi që kalon gjithçka”.

Një thesar i lashtë guri është restauruar dhe do të shfaqet në muzeumin kombëtar britanik ‘British Museum’ para se kthehet në vendin e origjinës.

Gdhendja e rreth 2,000 viteve më parë llogaritet se nëse nxirret në treg tani arrin vlerën rreth 30 milionë paundë.

Por zyrtarët thonë se antikiteti i paregjistruar më parë nuk mund të shitet kurrë, pasi është një reliev guri ‘sasanian’ nga Persia, ku përshkruhet një figurë burri e gdhendur në shekullin e 3-të, e cila është prerë nga një shkëmb në Iran.

Guri po dërgohej drejt tregut të zi britanik para se të sekuestrohej nga dogana e aeroportit të Stansted në Londër. Zyrtarët nisën të dyshonin për objektin e paketuar në mënyrë të çrregullt , për të sugjeruar se nuk ishte një objekt me vlerë.

Antikiteti është gati 1 metër i gjatë është prerë ose nxjerrë nga vendi i tij origjinal në shkëmbin natyror.

Kuratori britanik John Simpson, në departamentin e Lindjes së Mesme të British Museum, tha: “Ne nuk kishim parë diçka të nxjerrë nga shkëmbi i gjallë. Është një nivel brutalizmi që kalon gjithçka”.

“Në të janë ende shenjat e prerëses së gurit, ndërsa paketimi ishte bërë në një arkë, bashkë me gozhdë e vegla pune.”

“Objekti i përket periudhës kur Irani ishte qendra e një perandorie të fuqishme që arrinte nga Kaukazet deri në Azinë qendrore, me kryeqytet Ctesiphon, që është Bagdadi i ditëve të sotme,” tha ai.

“Sasanianët ishin rivalë të fuqishëm të Romës, dhe të famshëm për punën me objektet e xhamit dhe argjendarive.”

Studiuesi thotë se objekti ishte thyer më dysh prej paketimit të keq, por restauruesit e riparuar.

Ai shton se grabitësit nuk ishin ndaluar megjithë sanksione e rënda për vepra të tilla në Iran.

“Ata kanë dënim me vdekje për trafik antikitetesh. Njerëz që kryejnë vepra të tilla janë gjykuar dhe ekzekutuar në Iran në dy dekadat e fundit”.

FOTO GALERI
1/2
Antikitete te shumta nga Irani jane kapur ne vendet e Evropes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA