9 të vrarë, dhjetra të plagosur nga tornado të reja në jugperëndim të SHBA (video-foto)

01/04/2023 16:36

Një stuhi shkatërrimtare tornadosh për përfshirë dje sërish zonat qendrore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën nëntë njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara dhe dhjetra të plagosur.

Autoritetet raportonin për ‘apokalisin’ e pashpjeguar me 22 tornado në Illinois, tetë në Iowa, katër në Tennessee, pesë në Wisconsin e dy në Mississippi.

Më shumë se 20 milionë amerikanë janë vendosur në alarm tornadosh në nga zona e Texas deri në Michigan.

Një nga viktimat e tornadove u vra nga shembja e çatisë së një teatri në Belvidere, në Illinois, ku kishte më shumë se 200 njerëz në kohën e tragjedisë, 28 u plagosën.


Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin spektatorët në Apollo Theater që gërmonin mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar.

Ndërsa në fshatin Sherman në Illinois dhjetra shtëpi i rrafshuan nga tornado, në katastrofën që u përkeqësua prej çarjes së tubave të gazit, ndërprerjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të linjave të tensionit të lartë.


Pesë njerëz u dërguan ënspital kur tornado goditi qytetin Covington, në Tennessee, tha një zëdhënës i spitalit Baptist Memorial.

Tornado të frikshëm shiheshin në latësitë e Sigourery, në jugperëndim të Iowa, e Coralville.

FOTO GALERI
2/3
Më shumë se 20 milionë amerikanë janë vendosur në alarm tornadosh në nga zona e Texas deri në Michigan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA