14 vjeçarja paguan adoleshentët për vrasjen e torturën e nënës së saj 38 vjeçare në Moskë (fotot)

01/04/2023 21:08

Në një rast shokues të anomalive të sjelljes së adoleshentëve, një vajzë 14-vjecare është arrestuar sot në Rusi si e dyshuar për porositjen e vrasjes me pagesë të mamasë, agjente shitjesh per prona të patundshme.

Gruaja e emëruar si 38 vjeçarja Anastasia Milosskaya, e pamartuar, ishte rrahur dhe mbytur për vdekje kur kishte mbërritur në shtëpinë e saj, disa dite pasi i kishte kërkuar të bijës të largonte nga shtëpia e familjes të dashurin e saj 15 vjecar.

Dy ditë më vonë u gjet trupi i gruas, i mbështjellë me plastikë në një konteiner mbeturinash në zonën Balashikha në periferi të Moskës.

Vajza e saj u arrestua, së bashku me një djalë 15 vjeçar, që jetonin në apartamentin e familjes.

Nëna e vajzës i kishte kërkuar djalit të largohej sepse ishte influencë e keqe ndaj së bijës, raportonin mediat vendase.

Autoritetet dyshojnë se bija e paqëndrueshme dhe i dashuri i saj kishin bashkëpunuar për të porositur dy adoleshentë të tjerë për të vrarë nënën, për çmimin 350,000 rubla ($4000).

Të gjithë të akuzuarit janë nga 14 deri në 17 vjeç dhe u dërguan në ambjentet e paraburgimit të të miturve, për vrasje.

E bija dhe i dashuri i saj akuzohen se kishin lejuar të hynin në apartament dy vrasësit e porositur, madje ishin prezentë kur ata kishin sulmuar gruan sapo erdhi në shtëpi.

Të akuzuarit kishin lënë trupin në shtëpi, dhe dy ditë më vonë ishin kthyer për ta marrë me një barrelë dhe hedhur në një konteiner mbeturinash aty pranë.

Një administrator ndërtese gjeti trupin mëngjesin e ardhshëm.

Hetuesit thanë se viktima ishte rrahur e mbytur, me shenja të rënda dhune në fytyrë.

Një mikeshë e 14-vjeçares tha për mediat vendase: “Ajo fliste shpesh sesi e urrente nënën e saj, edhe pse ajo ishte një njeri i mirë që e donte shumë”.

Gjyshja e vajzës tha se mbesa e saj kishte rënë nën influencën e të dashurit që vinte “nga një familje me probleme”.

Të tjera burime thonin se viktima përpiqej të përmirësonte jetën e saj dhe kujdesej gjithmonë për të bijën.

Dënimi maksimal në Rusi për të dyshuarit është dhjetë vjet në një komunitet korrektimi për të rinjtë.

Data e gjyqit ende nuk eshte caktuar.

FOTO GALERI
2/8
38 vjeçarja Anastasia Milosskaya, e pamartuar, ishte rrahur dhe mbytur për vdekje kur kishte mbërritur në shtëpinë e saj

Top Channel