Nëse jeni të ekspozuar rregullisht ndaj zhurmës së trafikut, ka të ngjarë të zhvilloni presion të lartë të gjakut ose hipertension.

Një studim ka zbuluar se zhurma e trafikut rrugor lidhet me rrezikun e rritur të hipertensionit. Studimi i studiuesve në Universitetin e Pekinit Kinë, u botua së fundmi në JACC: Advances. Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 240,000 njerëzve dhe ndjekjes së tyre për më shumë se 8 vjet, u zbulua se ata që jetonin pranë zhurmës së trafikut rrugor kishin më shumë gjasa të zhvillonin hipertension.

Sa më e lartë të jetë doza e zhurmës, aq më i madh është rreziku. Rreziku i zhvillimit të hipertensionit u zbulua të jetë edhe më i lartë për njerëzit me ekspozim të lartë si ndaj zhurmës së trafikut ashtu edhe ndaj ndotjes së ajrit, duke sugjeruar se ndotja e ajrit është gjithashtu një faktor rreziku për gjakun e lartë.

Dieta jo e shëndetshme

Konsumimi i tepërt i natriumit (kripës) dhe i pak kaliumit gjithashtu mund të rrisë shanset për të zhvilluar presion të lartë të gjakut. Bananet, patatet, fasulet dhe kosi janë ushqime të pasura me kalium.

Inaktiviteti fizik

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në shtim në peshë, e cila nga ana tjetër rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Inaktiviteti fizik është gjithashtu një shkak kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Top Channel