Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore 05/04 23:29
Një lajm i mirë dhe një tjetër sukses për skiatorët shqiptarë në këtë fund dimri në kontinentin europian.
Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani, në Bansko te Bullgarisë. Skiatori kuqezi ka bërë një super garë në disiplinën e Sllallomit Gjigand, duke lënë pas dy bullgarët Kamen dhe Kalin Zlatkov.
Një sukses që tregon edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që Denni po kalon këtë sezon. Nesër do të zhvillohet gara e Sllallomit, ku skijimi shqiptar pret një tjetër rezultat të madh nga Denni.
Top Channel