“Turp të keni”, Richarlison: Nuk i pranoj gënjeshtrat, çfarë i shkrova Contes

31/03/2023 18:36

Richarlison ka reaguar pas zërave se ai dhe argjentinasi Romero kërkuan në presidencë shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të Tottenhamit.

Sulmuesi i kombëtares braziliane, thekson se pranon çdo kritikë sa i përket rendimentit të tij në fushë. Por nuk e pranon se ka qenë kundër trajnerit italian, duke deklaruar se zërat që qarkullojnë nuk janë të vërtetë.

Kritikat ndaj meje si futbollist dhe ndaj performancave të mia në fushën e blertë i kuptoj, janë pjesë e futbollit. Mirëpo, shumë gënjeshtra janë thënë për mua. Nuk i pranoj dot.

Kam patur gjithmonë shumë respekt për Conten dhe për të gjithë trajnerët e mi. Unë nuk isha udhëheqësi i rebelimit kundër tij, ishte krejt e kundërta… Më vjen keq që nuk dhashë atë që ai priste nga unë dhe që nuk bëra mjaftueshëm që ai të qëndronte.

Kur ai u largua i dërgova një mesazh duke e falënderuar për gjithçka dhe duke i uruar më të mirat, sepse i meriton. Nga ana tjetër, gazetari përgjegjës për këtë gënjeshtër të tmerrshme nuk bëri as minimumin e asaj që duhet të bënte.

Të fliste me agjentin tim ose me mua. Një profesionist i keq dhe një karakter i tillë! Turp të ketë!”, theksoi 25-vjeçari, i cili gjatë verës u transferua për 58 mln euro nga Evertoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA