Rikthehet kampionati! Sprinti final për titullin kampion

31/03/2023 20:00

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ do të rikthehet sërish këtë fundjavë pas pauzës 10 ditore të imponuar nga ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ku Kombëtarja shqiptare u përball me Poloninë.

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 28-të, teksa Departamenti i Garave ka përcaktuar edhe agjendën e plotë me ditët dhe oraret e takimeve. Më konkretisht, të pesta ndeshjet e kësaj jave të 28-të do të luhen të shtunën e 1 prillit dhe të dielën, më 2 prill.

Partizani kryesues do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të luaj përball Teutës, skuadra e cila ka bërë perkursionin më pozitiv të të gjithë skuadrave që nga koha kur drejtimin e mori Edi Martini edhe pse fitorja e fundit daton në muajin shkurt, me Tiranën që pas saj nuk kanë më asnjë tripikësh vetëm barazime.

Edhe Partizani me uljet dhe ngritjet e tij e rifillon këtë sprint final të këtij sezoni në vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën por me avantazhin e fitoreve direkte. Në prag të takimit në Durrës trajneri I tyre Giovani Colella shprehet optimist për një rezultat pozitiv.

“Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Për sa i përket skuadrës tonë kemi gjetur një stabilitet nga janari. Po bëj profesorin e matematikës, 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, do vazhdoj të mendoj që për garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të them diçka tjetër.”– tha Giovani Coelella, trajner i Partizanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA