Peshkaqeni tmerron gjuetarët kur del nga deti për t’u ngrënë tonin e kapur në grep (fotot)

31/03/2023 21:29

Në disa pamje dramatike kapur së fundmi momentet kur peshkatarët “e gëzuar” për prenë që u kishte rënë në grep, mezi arrijnë të shpëtojnë nga kafshimi i një peshkaqeni që doli nga uji për të vjedhur peshkun ton që sapo kishin kapur.

Gjuetarët e detit nuk prisnin që bisha të dilte papritur nga uji për të vjedhur gjahun e tyre disa centimetra larg barkës.

Grupi ishte në fakt në një mision shkencor nga universiteti i Standford që shpresonin të shikonin një peshkaqen të bardhë, që konsiderohet nje nga predatorët më të suksesshëm të deteve.

Ndërsa peshkimi ishte një aktivitet dytësor për ta.

“Toni ra në grepin tonë dhe ne shpresonim ta hanim për darkë,” komentonte Dr. Andrew Huberman në rrjetet sociale.

“Por një peshkaqen i bardhë na kujtoi se kur ata janë rrotull, gjuetarët nuk mund të hanë shumë peshk”.

Pamjet e regjistruara prej tyre rezultuan shumë ‘të suksesshme’ teksa përshkruheshin nga komentuesit si “një kafshatë më e madhe nga sa mund të kapërdihej.”

Megjithse peshkaqeni kishte ngrënë gati gjysmën e tonit të tyre, ekuipazhi i barkës shkruante: “Nuk do ta harrojmë kurrë emocionin që çliroi ai incident pasi la një shenjë të fortë në kujdesën tonë.”

Incidente të tilla janë regjistruar edhe më parë në Australi kur peshkaqenët e bardhë kanë sulmuar barka peshkatarësh, edhe pa pasur gjah në grepat e tyre.

Peter Galea dhe kolegu i tij Joseph ishin duke peshkuar në brigjet e Victoria kur peshkaqeni nisi sulmin ndaj barkës së tyre sipas rrjetit vendas 9News: “Nuk e kuptuam përse na sulmoi, por ishte aq afër sa mund të shikonim të bardhën e syve të tij”, thanë peshkatarët.

FOTO GALERI
3/3
Incidente të tilla janë regjistruar edhe më parë në Australi kur peshkaqenët e bardhë kanë sulmuar barka peshkatarësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA