Përfaqësuesja e Britanisë në Agjensisë e OKB për refugjatet ka paralajmëruar deputetet britanik që po shqyrtojnë projektligjin e ri mjaft të debatueshëm të Migracionit se nëse miratohet ai do përmbys tërë sistemin global të mbrojtjes se refugjateve, përmes mosnjohjes së të drejtës për azil.
Kjo është ndërhyrja më e fortë e një përfaqësuese zyrtare të vetë Britanisë ndaj planeve të qeverisë së Rishi Sunak për tu mohuar të drejtën e azilit atyre që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Britani.
E paprecedentë dhe sinjifikative konsiderohet ndërhyrja dhe paralajmërimi i zyrtares së Britanisë në Agjensinë e OKB-së për refugjatët e cila u ka thënë deputetëve britanik në Westminster se kufizimi draconian i të drejtës së kërkimit të azilit siç parashikon projektligji i ri i qeverisë së Sunak dhe Braverman mund të çoje një kolapsin e sistemit ndërkombëtare të mbrojtjes së refugjateve. Nëse miratohet kjo mund të çojë në “efektin domino”, thotë Vicky Tennant përfaqësuesja e Britanisë në UNHCR . Qeveria britanike thotë se ligji i ri do frenojë ata që hynë ileglaisht në Britani përfshi edhe që kalojne La Manshin me gomone apo të fshehur nëpër maune, do luftojë trafikimin e qenieve njerëzore si dhe do lehtësojë largimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me ne Britani.
Në kushtet kur vetëm në Shqipëri mund ti dërgojë azilkërkuesit, falë marrëveshjes Sunak –Rama, dhe kur projekti i Ruandës duket si një zog i ngordhur në ujë, mbetet e paqartë se ku do i dërgojë Britania ata që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë ilegalisht për të kërkuar mbrojtje në ishull. Ligji i ri thotë përfaqësuesja britanike është mjaft shqetësues. “Kur shihet se Britania i ikën përgjegjësive të saj dhe kjo shihet nga mbarë bota, ka impak dhe pasoja”.
Qeveria kërkonte të dërgoje mesazhin se Britania nuk do i pranojë ata e vijnë ilegalisht, ne të njëjtën kohë, në një sinjal mjaft kontradiktor, rreth 12 të ardhurve që nuk i kthen dot në vendin e origjinës si Afganistani, Libia,Eritrea, etj, por jo atyre nga Shqipëria, autoritetet britanike te emigracionit u kanë dërguar pyetësorë me 40 pyetje dhe pa i marrë në intervistë fare po u jep të drejtën e azilit.
Britania post-brexit, e cila me përpjekje të dukshme që bien ndesh me konventat ndërkombëtare, nëse miratohet projektligji i ri, do duket më shumë si Rusia apo Bjellorusia, kur vjen puna tek mbrojtja e refugjatëve.
Top Channel