I moshuari italian akumulon €4,000 gjoba për shmangie të pagesave në autostrada (fotot)

31/03/2023 17:44

Ai që njihet tashmë në mediat vendase si ‘Nonno Mario’ ka shmangur pagesat e hyrjes në autostradat e vendit duke kaluar me shkathtësi prapa klientëve të tjerë, para uljes së barrierës.

80-vjeçari çapkën italian pritet tashmë të dalë në gjyq pasi ka akumuluar €4,000 gjoba duke përdorur teknikën e tij, që deri tani përdorej vetem nga ata që nuk paguanin biletat e metrosë dhe kalonin shpejt prapa udhëtarit para tyre.

Por ‘Gjysh Mario’ me makinën e tij Fiat Punto, “kishte udhëtuar shumë më gjerë, prej gati dy vitesh në autostradat e vendit pa paguar asnjë euro, madje argumentonte se janë shumë të shtrenjta dhe “nuk ia vlen për shërbimin që kanë” shkruan e përditshmja vendase Corriere della Sera.

Ai arrinte të shmangte pagesën duke iu afruar gati ngjitur makinës para tij, dhe kalonte shpejt bashkë me mjetin tjetër para se të mbyllej trau i Telepass.

Mario, i cili jeton në Fiuggi, pranë rajonit Lazio, përdorte të njëjtën taktikë edhe për të dalë nga autostrada.

Por rrjedhimisht ai u kap pasi punonjësit e rrjeteve Autostrade identifikuan dhe gjurmuan makinën e tij nga kamerat e vëzhgimit.

Autostradat thanë se Mario kishte udhëtuar në zona si Roma e Napoli dhe tani mund të dalë në gjyq nëse nuk paguan €4,000 që ata thotë se detyrohet, por ai vijon të refuzojë ta bëjë.

“Unë nuk paguaj,” raportohet se tha ai për avokatin. “Autostradat janë një shërbim publik, ato nuk mund të kërkojnë pagesë, pa përmendur se biletat kanë çmime shumë më të larta nga shërbimi që ofrojnë”.

Corriere della Sera shton se Mario i tha avokatit se dilte me makinë për të për të hequr mërzinë në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit.

“Kur rezidentët e tjerë shkonin në gjumë në një orë të caktuar, unë s’kisha ç’të bëja. Nuk rrija dot brenda gjithë ditën”, tha i moshuari sfidues.

FOTO GALERI
2/3
“Unë nuk paguaj,” raportohet se tha ai për avokatin. “Autostradat janë një shërbim publik, ato nuk mund të kërkojnë pagesë

Top Channel