Gjashtë njerëz nga dy familje, një prej të cilave me qytetari kanadeze nga Rumania, ndërsa tjetra nga India, janë gjetur të vdekur në një zonë moçalore në kufirin mes Kanadasë e SHBA, teksa tentonin të kalonin ilegalisht në këtë të fundit.
Trupat e tragjedisë u zbuluan dje vonë pranë një barkë të përmbysur që i përket një personi të humbur nga komuniteti aborigjen vendas Akvesasne Mohaok, njoftonte zëdhënesja e sherifit Lee Ann O’Brien.
“Gjashtë individët që besohet se janë nga dy familje ishin me origjinë nga Rumania dhe India”, tha ajo duke shtuar se pesë viktima ishin të rritur ndërsa një i mitur ishte tre-vjeç.
O’Brien tha se një tjetër i mitur të cilit i ishte gjetur pasaporta ishte ende i humbur dhe kërkimet po vijojnë.
Barak e përmbysur përshkruhej si shumë e vogël për kushtet e vështira të motit me shi dhe erë.
Territori aborigjen mohaok shtrihet mes provincës kanadeze të Kebek dhe Ontario.
Autoritetet thanë se po presin autopsinë dhe testet e toksikologjisë.
Kryeministri Justin Trudeau, përmendi çështjen me gazetarët: “Zemrat tona shkojnë me familjet e individëve të përfshirë që humbën jetën.”
O’Brien shtoi se ka një rritje të njerëzve që kalojnë mes pikës së Akwesasne për të emigruar drejt SHBA.
Dy vendet nënshkruan një marrëveshje të emigracionit për kufirin e tyre të gjatë vizitës së javës së kaluar të presidentit Joe Biden në Ottaëa, për kthimin e refugjatëve në Kanada, por në të njëjtën kohë me shtimin e rugëve të ligjshme të ardhjes.
Top Channel