Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Egnatia dhe Flamurtari e kanë pësuar më shumë se të gjithë nga veprimet e tyre. Gjoba për Bylisin dhe Erzenin.
Skuadra që ka bërë shembull ky komision është pikërisht surpriza e këtij sezonit Egnatia e Rrogozhinës.
Presidenti i saj Agim Demrozi është pezulluar për 4 ndeshje me ndalim në hyrjen në çdo stadium për protestë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërkohë një tjetër zyrtarë i skuadrës së Rrogozhinës Klejdi Zenelaj për të njëjtën shkelje dënohet me 6 ndeshje pezullim.
Gjithashtu tifozët e skuadrës së Egnatias kanë djegur veten me hedhjen e sendeve të forta në fushë në mënyrë të përsëritur duke mos u lejuar më të shikojnë ndeshjet në stadium për të gjithë pjesën e mbetur të kampionatit dhe kanë ndëshkuar klubin me 2 mln leke të vjetra gjobë.
Protagonistë kanë qenë tifozët në këtë komision disipline, pasi i kanë shkaktuar dëme financiare edhe klubeve respektive Erzenit dhe Bylisi, me nga 50 mijë lekë të reja.
Top Channel