Dyqanet e vogla, linjë e rëndësishme mbijetese mes konfliktit në Ukrainë (fotot)

31/03/2023 19:37

Me mure të lyera ngjyrë rozë, në këtë ushqimore të vogël mund të gjesh thuajse gjithçka, prej ushqimeve, cigareve apo shampot, çka përfaqëson një ndihmë të madhe për ushtarakët dhe rezidentët vendas.

Dyqani në rrugën e veshur me pemë është nga të paktët që mbeten hapur në qytezën e Chasiv-Iar pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës.

Punonjësja e dyqanit, 49 vjeçarja Liliya, i shërben klientëve të shumtë, megjithë disa të shtëna që dëgjohen nga lufta mizore.

Shumica e vendasve nuk kanë rrymë elektrike, gaz apo ujë të rrjedhshëm.

Mallrat ushqimore bazë dhe shiste ujit ata i marrin si ndihmë humanitare, por gjithsesi dyqanxhia thotë se artikulli më i kërkuar është uji, shkruan rrjeti AFP.

Shumë nga klientët janë të moshuar të veshur me pallto prej motit të ftohtë, dhe kursimtarë në blerjet e tyre.

“A keni djathë për 10 rivnia (27 cent)? Sa kushtojnë ëmbëlsirat Romashka (Kamomil)? Cilat janë më të lirat?” pyet një grua e moshuar, e veshur me pallto dhe një shall në kokë.

“Dyqani i fshatit tonë u shkatërrua nga bombardimi, kështu që duhet të vij te ky këtu,” thotë një burrë që hyn më pas.

“Ky duket se është dyqani më i madh në Chasiv-Iar. Unë vij nga larg, nga zona e Kanalit”, thotë një tjetër grua duke iu referuar një zone të goditur nga luftimet në qytet.

I zoti i dyqanit Artem thotë se vetëm 500 rezidentë kanë mbetur në vend, kryesisht të moshuar që nuk kanë familjarë në vende të tjera.

Ai ndihmon klientët duke marrë kartat e tyre dhe numrin pin për të nxjerrë paratë në një automat në qytezën tjetër.

“Njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Para luftës nuk ishin shumë të lidhur, por më pas jemi miqësuar më shumë”, thotë ai.

Artem llogarit se më shumë se gjysma e klientëve janë ushtarë që vijnë në dyqan ka armën në sup.

Ai flet i zemëruar duke përmendur urrejtjen për luftën por i pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

FOTO GALERI
3/9
"A keni djathë për 10 rivnia (27 cent)? Sa kushtojnë ëmbëlsirat Romashka (Kamomil)? Cilat janë më të lirat?" pyet një grua e moshuar, e veshur me pallto dhe një shall në kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA