Propozim-zgjidhja për provimin e jurisprudencës së studentëve shqiptarë në RMV, reagon Ademi: Gjuha shqipe nuk është favor as kompromis, zbatoni ligjin
Krahas lojës me “dy porta”, duke mbështetur plotësisht integritetin territorial të Ukrainës por hezituar të dënojë agresionin rus përmes sanksionimit të Rusisë, Serbia e Aleksandër Vuçiç ka gjetur një tjetër metodë për të dhënë show në arenën ndërkombëtare: dërgimin e ndihmave në Ukrainë me qëllim mbështetjen e sistemit të saj elektrik.
Lajmi është konfirmuar nga ambasada Amerikane në Beograd. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane në Serbi u shpreh krenare me vendimin e Beogradit për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, duke theksuar se të jesh partner do të thotë të ndihmosh kur të nevojitet.
“Ne jemi krenarë për Serbinë si i vetmi vend në rajon që dërgoi ndihma për rindërtimin e sistemit elektroenergjetik të Ukrainës. Me donacionin prej tre milionë eurosh, ambulanca dhe një vend të sigurt për shërimin e fëmijëve ukrainas, Serbia vazhdon me ndihma, duke shprehur solidaritetin me popullsinë e Ukrainës. Falë bujarisë suaj, do të ketë ngrohtësi dhe dritë atje ku deri më tani kishte të ftohtë dhe errësirë”, thuhet në Twitterin e ambasadës.
Me vendim të Qeverisë së Serbisë, të mërkurën katër kamionë me pajisje të lidhura me sistemin elektrik janë dërguar në Rumani në Qendrën e BE-së për grumbullimin e ndihmave për Ukrainën, prej nga do të përcillen në destinacion.

Top Channel