Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ditën e sotme, ku Hekuran Llapushi 66-vjeç është hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Llapushi ishte në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.
66-vjeçari ka rënë në tarracën e ballkonit të katit të dytë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).
Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel