Katër ditë pa autor/ Policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin sulmin terrorist mbi Top Channel

30/03/2023 20:00

Sot u mbushen katër ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.

Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

Tre persona të organizuar si grup kriminal që pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale, si ajo që u krye katër ditë më parë në Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Policia duket se hetimet i ka në vend numëro, ku megjithëse kanë kaluar katër ditë, pra një kohë e mjaftueshme, autorët po fshehin gjurmët e tyre apo edhe më keq të largohen nga  Shqipëria dhe policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e tyre.

Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë, por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH, por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA