Ish-ushtarakët libanezë përleshen me forcat e sigurisë në protestat ekonomike në Beirut (fotot)

30/03/2023 18:52

Ish-ushtarakë të Libanit u përleshëm sot me forcat e sigurisë gjatë një demonstrate jashtë bankës qendrore të vendit, në kryeqytetin Beirut.

Protestuesit, mes të cilëve kishte mësues dhe punonjës të administratës, kërkonin kompensim për inflacionin në pensionet e tyre, të cilat kanë humbur më shumë se gjysmën e vlerës.

Andrei Abu Muashar, gjeneral ushtrie në pension tha se ish-ushtarakët janë në një betejë mbijetese.

“Personeli ushtarak në pension nuk mund të durojë dot më. Të gjitha këto zgjidhje të përkohshme nuk kanë arritur rezultat”.

“Ato do të mbeten gjithmonë zgjidhje të përkohshme për sa kohë të mos ketë zgjidhje kombëtare që nis me zgjedhjen e një presidenti të ri”, tha Muashar.

Të tjerë protestues shprehnin zemërimin e tyre me politikat e autoriteteve ndaj krizës.

“Politikat financiare të kreut të bankës qendrore Riad Salameh, i vodhën pensionet ushtarakëve pas 30 vjet shërbimi”, ha protestuesi Ibrahim Abdullah.

“Kjo po ndodh për të gjitha shtresat e shoqërisë në Liban, dhe herët a vonë do të shpërthejë,”shtoi ai.

Policë e ushtarë të pensionuar të Libanit protestojnë prej dy javësh ndaj keqmenaxhimit të klasës politike që ka sjellë krizë të rëndë ekonomike prej vitit 2019.

Oficerët me veshje të rënda janë përleshur me protestuesit, shumë prej të cilëve janë plagosur nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Qeveria ka refuzuar reformat financiare të kërkuara nga institucionet ndërkombëtare, çka solli ndalimin e një huaje $3 miliardëshe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të nxitur ekonominë, shkruan rrjeti AFP.

Gjithashtu ushtarakëve e depozituesve u është kufizuar aksesi në kursimet e tyre, prej masave të jashtëzakonshme të krizës.

Në tre vitet e fundit vlera e paundit libanez është thuajse përgjysmuar, duke shkaktuar inflacion e varfëri.

FOTO GALERI
1/7
Ish-ushtarakë të Libanit u përleshëm sot me forcat e sigurisë gjatë një demonstrate jashtë bankës qendrore të vendit, në kryeqytetin Beirut.

Top Channel