David De Gea është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe rinovimi është shndërruar në një telenovelë. Palët herë duken afër marrëveshjes dhe herë shumë larg.
Së fundmi, është gardiani spanjoll që komplikon të ardhmen e tij me “Djajtë e Kuq” pasi ka refuzuar ofertën e radhës nga drejtuesit e klubit anglez.
Këta të fundit i kanë kërkuar 32-vjeçarit të firmosë një kontratë me një rrogë më të reduktuar nga ajo aktualja, teksa De Gea e refuzon këtë opsion. Në këtë moment, drejtuesit më të lartë të Manchester United refuzojnë të paguajnë 425.000 euro në javë për spanjollin pasi De Gea nuk ruan të njëjtin rendiment si sezone më parë.
Të gjendur në këtë situatë, United është vëndosur në lëvizje dhe në shenjëstër është një tjetër portier spanjoll. Fjala është për David Raya, numri një i Brentford. Kartoni i 27-vjeçarit, pjesë edhe e kombëtares së Spanjës vlerësohet me shifrën e 45 milionë eurove teksa në këtë rast, United duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Tottenham.
Megjithatë, në rast se De Gea nuk bindet, atëherë “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të investojnë për Raya pasi e vlerësojnë si të duhurin për t’i besuar katërkëndëshin.
Top Channel