Dita e sotme do karakterizohet nga temperatura disi më të larta nga ditët e kaluara, ku përmirësimi është vënë re që në orët e para të mëngjesit.

Sipas meteorologut Hakil Osmani i cili ishte në një lidhje direkte me “Breaking” në Top News, temperaturat në ditët në vazhdim do pësojnë një rritje ku do jenë temperatura pranë vlerave normale.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e temperaturave disi më të larta, ku në orët e para të mëngjesit kemi patur përmirësim të tyre duke bërë që të kemi rritje me 2 apo 3 gradë celsius ku vlerat minimale janë ngjitur në -1 gradë në qytetet e zonave malore. Do të ketë rritje të temperaturave të ajrit edhe në orët e mesditës, do të regjistrohet vlera 17 apo 18 gradë celsius. Vijon të kemi rritje të temperaturave edhe gjatë ditës së premte duke bërë që maksimumet të ngjiten në vlerën 20-21 gradë celsius që në fakt janë temperatura shumë pranë vlerave normale, po ashtu edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritjen e tyre.

Gjatë fundjavës parashikohet të kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në zonat malore në orët e para të mëngjesit në 3-4 gradë, ndërsa në orët e mesditës do të kemi rënie të temperaturave të ajrit me 2-4 gradë celsius duke bërë që maksimumet të zbresin në vlerën 17 gradë celsius.

Përsa i përket kushteve atmosferike sot dhe nesër do të kemi dominim të kthjellimeve, kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zona malore dhe më së shumti do të jenë gjatë ditës së premte, kryesisht në veri të territorit shqiptar gjatë mbrëmjes. Dita e shtunë dhe e diel do të sjellë shpeshtim të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore”, është shprehur meteorologu Hakil Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA