13 të vdekur nga shembja e dyshemesë së tempullit në pusin e nëndheshëm në Indi (fotot)

30/03/2023 18:02

Besimtarët në një tempull në rajonin Indore ranë në kanalin e ujërave qytetare teksa ishin mbledhur për të shënuar festën e Ram Navami.

Të paktën 13 besimtarë u vranë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, kur ranë në një pus në një tempull të besimit hindu në Indi, thanë zyrtarët.

Më shumë se 25 besimtarë përfunduan brenda pusit të hapur nga shembja, pas renies së dyshemesë sot në rajonin qendror të Indore.

“Policia rikuperoi 11 viktima nga pusi, ndërsa dy të plagosur humbën jetën nga plagët më vonë në spital”, tha ministri i shtetit indian Madhya Pradesh.

Ai shtoi se një hetim ka nisur mbi tragjedinë dhe se familjet e viktimave do të kompensohen.

Përfaqësuesi i policisë Manish Kapuriya tha se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë dhe se të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.

Pamjet televizive tregonin punonjësit e emergjencës që përdornin litarë e shkallë për të arritur te të rënët në pus, mes një vrime të madhe me kavo çeliku, të hapur në dyshemenë e tempullit.

Ceremoni të shumta zhvilloheshin sot në Indi për ditën e Ram Navami, ditëlindja e shenjtorit vendas Hindu, Lord Ram.

FOTO GALERI
2/3
Pamjet televizive tregonin punonjësit e emergjencës që përdornin litarë e shkallë për të arritur te të rënët në pus, mes një vrime të madhe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA