Të njëjtat pikë sa para 11 vitesh, Alonso: Mendonin se isha në një tunel të errët, por jam kampion

29/03/2023 10:35

Dy garat e para të këtij sezoni në Formula 1 (Bahrein dhe Arabi Saudite) provuan se Aston Martin është një nga makinat që mund të surprizojë shumë.

Skuderia britanike e udhëhequr nga një pilot ekspert si Fernando Alonso ia ka dalë të “bezdisë” edhe kampionët e Red Bull me pilotin Max Verstappen për të mos përmendur që duken më mirë se Mercedes e në disa raste edhe më mirë se Ferrari.

Në dy garat e para, Fernando Alonso është ngjitur dy herë në podium, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2007 kur mbronte titullin kampion me McLaren. Falë dy podiumeve, Alonso ka grumbulluar deri më tani 30 pikë, një shifër që nuk e prekte prej 2012-tës. Por, nëse të gjithë flasin për rikthimin e spanjollit, vetë piloti veteran thekson se ai ka besuar gjithnjë te vetja pasi siç edhe e thekson, ai është një Kampion Bote.

“Njerëzit mendonin se isha në një tunel të errët nga i cili nuk do të dilja kurrë, por jam një kampion bote. Kam fituar në vitet e fundit jo vetëm në Formula 1. Bota e motorsportit nuk është vetëm Formula 1. Tani jam rikthyer mes pretendentëve me Aston Martin, por nuk më duket sikur më është rikthyer jeta. Duhet të kuptojmë se nuk ndryshon shumë vendi i tretë me të shtatin, të paktën për mua personalisht sepse unë mendoj se në garë fiton ose humbet, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh 41-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA