Shpërndante kokainë në “Komunën e Parisit”, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë
29/03/2023 11:32
Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Komunës së Parisit”.
Në pranga ra Artur Zhuleku, të cilët gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga hetimet ka rezultuar se 47-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel