Një diplomat i lartë rus deklaroi se Moska ka pezulluar ndarjen e informacionit për forcat e saj bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikën, duke përfshirë njoftimet për testet e raketave.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov e bëri njoftimin në komentet e sotme të raportuara nga agjencitë ruse të lajmeve.
Ai tha se të gjitha shkëmbimet e informacionit me Uashingtonin janë ndalur, pasi Kremlini ndaloi pjesëmarrjen e tij në paktin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në.
Muajin e kaluar, Vladimir Putin pezulloi traktatin e ri START, duke u shprehur se Rusia nuk mund të pranonte inspektimet amerikane të vendeve të saj bërthamore sipas marrëveshjes në një kohë kur Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s kishin deklaruar hapur humbjen e Rusisë në Ukrainë si qëllimin e tyre.
Moska theksoi se nuk po tërhiqej nga pakti dhe do të vazhdojë të respektojë kufijtë e armëve bërthamore.
Ministria e Jashtme ruse fillimisht raportoi se Moska do të vazhdojë të njoftojë SHBA-në për lëshimet e planifikuara të testimit të raketave të saj balistike.
Ajo erdhi ndërsa ushtria ruse kreu stërvitje të forcave të saj strategjike raketore, duke vendosur lëshues të lëvizshëm në Siberi në një shfaqje të aftësive bërthamore të vendit në mes të luftimeve në Ukrainë.
Sipas Sky News kjo pason komentet e publikuara nga Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos ushqejnë shpresa për humbjen e Rusisë në Ukrainë.
“Rusia është e duruar dhe nuk po përpiqet të trembë askënd me epërsinë e saj ushtarake, por ajo ka armë unike moderne të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi për ekzistencën e saj”, tha Patrushev.
SHBA deklaroi se tani u lejohet ligjërisht të ndalojë përditësimin dyvjeçar të të dhënave në përgjigje të shkeljeve të Rusisë të marrëveshjes START.
Top Channel