26/11 22:47
Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut nuk duket të jetë aq e mirë, pasi ai është shtruar në spital së fundmi.
Burime pranë zyrës së shtypit në Vatikan bëjnë me dije se ai po I nënshtrohet një kontrolli rutinor në spitalin Gemelli në Romë, por nuk bëhet me dije se sa kohë do të qëndrojë ose nëse vizita e tij mjekësore lidhet me operacionin që iu nënshtrua në korrik 2021.
“Ati i Shenjtë ndodhet në spitalin Gemelli që prej pasdites së sotme për kontrolle të planifikuara më parë”, tha drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
Shëndeti i Fraçeskut, përveç problemit të gjurit që vështirëson lëvizjen, është i qëndrueshëm duke pasur parasysh moshën e tij, 86 vjeç.
Top Channel