24/11 21:11
Khvicha Kvaratskhelia është padyshim një nga emrat e rinj të futbollit që spikati më shumë në këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e gjigantë europian.
Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve italiane, Napoli po punon për të zgjatur kontratën e sulmuesit gjeorgjian deri në 2028-ën.
Pas rinovimit Kvara do të ketë një rritje në pagë dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonueset që mund ta çojnë këtë shifër në 4 milionë, nga një milionë që merr aktualisht.
Klubi italian po ashtu do të vendosë edhe klauzolë në kontratën e sulmuesit, i cili në kontratën aktuale që skadon në 2024-ën nuk e ka diçka të tillë.
Top Channel