Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Pas katër viteve në drejtimin e Arabisë Saudite, Herve Renard e mbyll kapitullin në stolin e kombëtares arabe.
Tekniku francez mund të konsiderohet i suksesshëm pasi udhëhoqi Arabinë Saudite në Kupën e Botës në Katar, teksa bëri mjaft bujë fitorja në ndeshjen e parë të grupit ndaj Argjentinës që më pas u shpall kampione.
Tashmë që Renard mbylli impenjimin me kombëtaren arabe pritet që të marrë drejtimin e kombëtares së femrave të Francës. Një detyrë që i ishte ofruar më parë edhe Thierry Henry me legjendën franceze që e refuzoi.
Për Renard nis një epokë e re, teksa në të kaluarën 54-vjeçari ka drejtuar edhe kombëtaret e Marokut, Zambias, Angolës apo edhe Bregut të Fildishtë.
Top Channel