Inside Story, ka siguruar dokumente ekskluzive që bëjnë fjalë për inspektime që lidhen jo vetëm me ndotjen, por edhe me shkeljen e kritereve për sasitë peshëmbajtëse të kalatës.
Kjo vërtetohet përmes dy akteve të konstatimit të shoqëruara me fotot përkatëse. Akti-konstatimet i përkasin datave 7 dhe 12 janar 2021.
Më konkretisht, në akt-konstatim sasitë e zinkut janë të depozituara në 2 metër lartësi. Sipas formulave, ngarkesa rezulton se ka arritur plot 14.28 ton për metër katror. Ndërkohë, pesha e lejuar është vetëm 6 ton për metër katror. Pra, përveç ndotjes depozitimi pa kriter cënon sigurinë e kalatës, aset i shtetit shqiptar.
“Është respektimi i parametrave të lejuar të peshëmbajtjes, të materialeve në sheshe dhe kalatat e portit, kjo përbën rrezik për dëmtime të infrastrukturës”, thotë Ilir Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Financës pranë Autoritetit portual Durrës.
Kompania që ka konsumuar këto shkelje operon prej 10 vitesh në Terminalin Lindor dhe është një prej 3 koncesioneve sot në Portin e Durrësit. Bie në sy fakti se 2 nga këto kontrata koncesionare janë nënshkruar gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2013 dhe njëra para zgjedhjeve të vitit 2011.
Top Channel