Biden, thirrje Netanyahut: Hiq dorë nga reforma e gjyqësorit-reziston kryeministri izraelit

29/03/2023 08:15

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit të  heqë dorë nga planet e tij për reformën në gjyqësor, të cilat rrezikojnë sic e pohoi edhe vetë Beniamin Netanyahu ta shtyjmë vendin edhe drejt një lufte të mundshme civile.

Reforma konsiderohet se do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe forconte kontrollin ndaj tij nga qeveria. Por Netaniahu reagoi ashpër ndaj këtij apeli, duke kujtuar se Izraeli është vend sovran dhe se ai nuk merr vendime bazuar tek presioni nga jashtë. Kryeministri i shtyu të hënën planet për ndryshimet pasi dhjetëra mijëra vetë dolën për të protestuar në rrugë. Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se Netanjahu duhet të kërkojë një kompromis për këtë çështje.

Biden shkoi megjithatë edhe me tej se kaq. “Shpresoj që t ë heqë dorë prej tij,” tha ai, duke iu referuar planit që do t’i jepte qeverisë izraelite kontroll më të madh mbi emërimet në Gjykatën e Lartë të vendit. Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë.’

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mire. Administrata jonë po përpiqet të bëjë reforma “me një konsensus të gjerë”.- u shpreh Netaniahu.

Ai shtoi megjithatë më tej se e njeh Biden-in prej  më shumë se 40 vjetësh dhe e përshkroi aleancën Izrael-SHBA si te pathyeshme. “Administrata ime është e përkushtuar për forcimin e demokracisë duke rivendosur ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë, të cilin ne po përpiqemi ta arrijmë nëpërmjet një konsensusi të gjerë,” ishte komenti i Netanuahyt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA