Belotti tregon “gjelin” e vërtetë, si lindi ideja e festimit të golave

29/03/2023 22:17

Andrea Belottin e njohin të gjithë edhe me nofkën “Gjeli” në Itali, pikërisht për shkak të festimit të tij karakteristik, sa herë që dërgon topin në rrjetë.

Vetë sulmuesi i Romës, ka rrëfyer se “gjeli” i vërtetë është një miku i tij, teksa ka shpjeguar edhe arsyen pse feston gjithmonë duke bërë kreshtën e gjelit mbi kokë.

Miku i Belottit quhej Juri Gallo dhe kur shënonte, festonte “si gjel” edhe për shkak të mbiemrit të tij. Megjithatë karriera e Jurit ishte ndërprerë shpejt.

“Një ditë Juri më tha se do të vinte në stadium. Unë isha titullar dhe shënova gol në minutën e dytë, teksa menjëherë festova me kreshtën e gjelit, në respekt të tij. Por për fat të keq Juri ishte vonuar në parkim dhe nuk e pa skenën. Pas ndeshjes më kërkoi ta përsërisja në një tjetër takim, por më pas filloi të më pëlqejë dhe e kam bërë mënyrë timen”, rrëfen Belotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA