Çmimi i naftës do të shitet tre lekë më lirë duke nisur nga kjo e martë pasdite, sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës.
Nga 187 lekë/litri që është shitur deri më sot, një litër naftë do të tregtohet për 184 lekë pas orës 18:00.
Ndërsa benzina ka pësuar një rritje të çmimit me 1 lekë dhe do të shitet në pikat e karburantit për 186 lekë/litri.
Gazi mbetet me çmim të pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet për 63 lekë/litri.
Vendimi i Bordit të Transparencës:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Top Channel