Rezidentët djegin ndarëset e trafikut pas vendosjes së skemës së ‘qyteteve 15-minutëshe’ në Britani (fotot)

28/03/2023 21:24

Rezidentë të zemëruar me politikat e reja të “reduktimit të trafikut në zonat rezidenciale” të qeverisë britanike, kanë nisur një sulm të paprecedentë ndaj skemave të kontestuara duke i djegur ato e duke sulmuar “aktivistët e gjelbër” që i mbronin në veri të Britanisë.

Qytetarë në zonën Rochdale pranë Manchester dogjën sot një numër ndarësesh që bllokonin rrugët, të cilat ishin instaluar javës që shkoi nga zyrtarët.

Pamjet nga vendngjarja tregonin kutitë e shkatërruara teksa në komentet në rrjet lavdëroheshin ata që quanin “luftëtarë të lirisë”, për aktet kundër masave të ndarjes së zonave në qytet, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Edhe në Oxford në veriperëndim të Londrës ku po aplikohen të njëjtat ndarje nga qeveria, shfaqeshin pamje të qytetarëve që tërhiqnin largonin ata që shpalleshin si aktivistë mjedisorë, që nuk lejonin makinat të kalonin, edhe pse nuk kanë asnjë autoritetet për ta bërë këtë, shkruajnë mediat vendase.

Episodet e dhunës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për të zgjidhur çështjen e trafikut të bllokuar nga këta të ashtuquajtur ‘aktivistë kundër ndotjes’, në zona si Londra,  Manchester e Birmingam.

Ideja e re e “qyteteve 15-minutëshe” nxitet nga qeveria me vendosjen e bllokimeve rrugore me argumentin se shtyn njerëzit të ecin ose të përdorin biçikleta.

Por kritikët thonë se ndalon që njerëzit të kryejnë punët e tyre të përditshme dhe varfëron zonat më të varfra në favor të atyre më të pasura. Kritikë më të ashpër thonë se ato janë një masë izolimi dhe kontrolli, sipas rendit shoqëror të qytetarëve.

Një seri incidentesh janë raportuar në Oxford ku është nisur fillimisht skema pilot nga qeveria e Rishi Sunak, e cila thotë se kërkon të vendosë  ‘filtra trafiku’ në rrugët kryesore të qytetit.

Incidenti i 23 marsit në Rochdale ka bërë që skema të vihet në pauzë, derisa të merren në konsideratë hapat e mëpasshëm, sipas zyrtarëve.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA