Sharjet mund të jenë të papëlqyera për disa persona, por ka dhe persona të tjerë që i pëlqejnë.
Një sondazh zbuloi se 64% e njerëzve shajnë në mënyrë të përsëritur për të ndihmuar me lehtësimin e dhimbjes dhe neuroshkencëtarët thonë se në të vërtetë ndihmon.
Rreth 52% e të anketuarëve që kishin goditur gishtin e këmbës dhe kanë ndjerë shumë dhimbje, kanë thënë se sharjet kanë një efekt të madh ndaj dhimbjes.
Meshkujt britanikë shajnë mesatarisht 10 herë në ditë ndërsa femrat rreth 8 herë.
Neuropsikologia Dr Rachel Taylor tha: Shkenca tregon se kur njerëzit shajnë ajo mund të aktivizojë amigdalën, e cila nga ana tjetër shkakton një përgjigje lufta ose ikje. Kjo më pas çon në një rritje të adrenalinës, një formë natyrale e lehtësimit të dhimbjes.
Sondazhi zbuloi se 46% e të anketuarve ranë dakord se fjalët që janë raciste, seksiste, homofobike ose fanatike në çfarëdo mënyre duhet të shmangen gjithmonë.
Top Channel